Në ambientin e Shtëpisë së Rinisë në Gjilan, sot (06.06.19) nga ora 13:15 deri në orën 16:45, do të realizohet takimi informues i thirrjes për propozime për nën-grante të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”.
Ky projekt ofron mbështetjen e bizneseve fillestare dhe bizneseve ekzistuese për të zbatuar projekte në një nga dy sektorët, në bujqësi dhe përpunimin e ushqimit, mirëpo Radio KFOR-i intervistoi menaxheren e këtij projekti, znj. Ermelinda Haziri, nga e cila mësuam më shumë rreth aktivitetit përkatës: “Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti synon të mbështesë bizneset fillestare dhe bizneset ekzistuese (me më pak se dy vjet ekzistencë), për të krijuar punësim fitimprurës dhe për të gjeneruar të ardhura për të rinjtë në Rajonin Ekonomik Lindor përmes krijimit të vendeve të punës, uljes së normës së papunësisë dhe mbështetjes së zgjerimit të biznesit”, tha mes tjerash, znj. Haziri.
Ky projekt zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunat e Regjionit Lindor, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosove.