Viti 2019 shënon vitin e pesëmbëdhjetë me radhë të festivali “Bunarfest’, ku garuesit lëshohen me goma përgjatë Lumbardhit, në Prizren si dhe argëtohen me muzikë të përcjellë përgjatë aktivitetit. Këto aktivitete argëtuese do të mbahen këtë vikend, me datat 8 dhe 9 qershor.
Në kuadër të aktivitetit të lartpërmendur, nesër (7 qershor), në ora 10:30, në Kino Lumëbardhi mbahet tryezë diskutimi: “A duhet ta prekim Lumbardhin?”, kurse, të shtunën (8 qershor), në ora 12:00, tek Ura e Marashit fillon pastrimi i lumit, për të vazhduar me aheng, në Andrra/Marash, që do të filloj në ora 23:00, me grupe dhe DJ, si: Buta, Taste 2, DJ Wise & VLN on drums, MENdar.
Të dielën (9 qershor), në ora 12:00, në Kino Lumbardhi bëhet Check-in për garuesit, për të vazhduar me garën e cila fillon në ora 13:00, duke filluar nga Centralla.
Në ora 14:30, do të mbahet ceremonia e medaljeve, për të vazhduar me afterparty, në shoqërim me grupin Offchestra dhe DAGG.