Nëse jeni në mëdyshje për tu përcaktuar në një profesion, Radio KFOR-i ju sjell disa nga profesionet më të kërkuara, të këtij viti që po e lëmë pas. Kjo listë e profesioneve, mund të jetë një ndihmë për ju që sapo keni diplomuar, por gjithashtu edhe për të gjithë ata që ende nuk kanë vendosur se çfarë të studiojnë në të ardhmen. Në profesionet më të kërkuara që kryesuan vitin 2022, kryesisht kanë dominuar punët me kompjuter, si:
Zhvillues i softuerit,
Analist i të dhënave,
Profesion i IT-së dhe
Këshilltar financiar.
Përveç profesioneve të lartpërmendura, përgjatë vitit 2022, profesione më në zë, ishin edhe:
Agjent i thirrjeve në gjuhë të huaja,
Infermier,
Menaxher i Shërbimeve Mjekësore dhe Shëndetësore,
Menaxher Financiar dhe
Analist i investimeve në kriptovaluta.