Të dielën (25.10.20), do të organizohen garat sportive ‘Prishtina StreetBall 2020’. Në lidhje me këtë ngjarje sportive, Radio KFOR-i, mori një prononcim nga organizatori i këtij eventi sportiv, Pëllumb Bajqinovci: “Me 25 tetor do të zhvillohet eventi sportiv i radhës, i quajtur ‘Prishtina StreetBall 2020’. Ky do të jetë edicioni i 22 me radhë. Qëllimi i tournamentit është masivizimi i sportit dhe ndikimi tek të rinjtë dhe ta bëjmë një lloj promovimi tek gjeneratat e reja. Edhe këtë vit do të ketë pjesëmarrje nga disa kategori si Senior, Junior dhe Kadet si dhe për herë të parë i kemi edhe pionierët që do të jenë grup mosha të ndryshme, ku do të aktivizohen edhe vajzat. Përveç lojës së basketbollit do të jetë edhe një lloj socializimi, ku për fat të keq këtë vit për shkak të pandemisë, do të jetë më e vështirë pasi që përveç garuesve, publik nuk do të ketë, për shkak të situatës me ‘Covid 19’, që ne do ti respektojmë sipas rregullave që na është lejuar.”
Kjo ngjarje sportive do të mbahet me datën 25 tetor, në amfiteatrin e “Pishina e Gërmis”, duke filluar nga ora 14:00.