Zyrtarë të pranimeve dhe përfaqësues të 13 universiteteve dhe kolegjeve nga SHBA-të, do të vizitojnë sot (12.04.19) Kosovën, për t’u takuar me studentë dhe studiues të interesuar për të studiuar atje.
Shumë zyrtarë të universiteteve dhe kolegjeve të SHBA-së do të vijnë në Prishtinë sot dhe studentët kosovarë mund të shfrytëzojnë këtë mundësi për të biseduar rreth studimeve në këto vende në Amerikë. Panairi “EdUSA University FAIR”, do të mbahet sot në Fakultetin e Edukimit, prej orës 14:30 deri në orën 16:30, në Prishtinë. Universitetet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panair janë: ACT (The American College of Thessanoliki), American University of Bulgaria, Anglo American University, Bucks County Community College, Green River College, Northern Illinois University, Northwest Missouri State University, Pepperdine School of Public Policy, University of Colorado Boulder, University of Delaware, Valparaiso University, Trumand State University dhe RIT Kosovo.