Rikthehet ‘Prishtina Music Conference (PMC II)’, ku së fundmi edhe në mediat sociale kemi parë postimin e publikuar nga organizatorët e këtij eventi, të cilët njoftojnë se edicionin e dytë, do ta organizojnë në muajin nëntor të këtij viti. Sipas tyre, për shkak të suksesit në edicionin e parë të ‘PMC I’ si dhe duke marrë parasysh komentet e rëndësishme nga mysafirët, folësit dhe penalistët, edhe këtë vit ‘PMC II’ do të organizohet nga kompania Rave, mbështetur nga agjensioni i shkrimit Bridge, të cilët vijnë me formatin e njëjtë (prezantim, panel diskutime, performanca, ekspozita dhe seminare), por me një premtim të konsistencës në program.
Sipas Rave, tema kryesore e këtij viti mund të jetë ‘dancefloor-i’, pa anashkaluar tema të tjera që ndërlidhen indirekt me t ‘parën. Pyetur se çka nënkuptojnë me konsistencën e përmendur?, – Rave shpjegon se si konsistenca në punë bie ndryshimin, por pa thënë asgjë më shumë rreth përmbajtjes së programit.
Në edicionin e parë të ‘PMC I’, të mbajtur në dhjetor të vitit 2021, me moton “Vesht’ kane sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, Rave kishte sjellë folës si Dukagjin Lipa, Daniel Nordgaard e Hedon Blakaj, me panelistë si Rosana Corbacho, Vjosa Shala, Grego O’Halloran me moderator Julia Richter.
Edicioni i dytë i ‘Prishtina Music Conference (PMC II)’, do të mbahet nga data 4 deri më 5 nëntor, të këtij viti.