Nuk dihet se kur saktësisht ka filluar të shënohet, mirëpo sot “Dita e Gënjeshtrave” ka përmasa globale dhe 1 Prilli, është data kur secili nga ne, i rikujtojmë vetës që të mos bimë pre e ndonjë shakaje.
Historianët janë të ndarë, sa i përket teorive se kur në të vërtetë ka filluar shënimi i kësaj dite. Disa prej tyre thonë që “Dita e Gënjeshtrave të Prillit” daton që nga viti 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian, në kalendarin Gregorian dhe njerëzit që ishin të ngadaltë për të marrë lajmin ose nuk e kuptuan se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur në 1 janar, mirëpo ka nga edhe ata që e hedhin poshtë këtë teori. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si “Dita e Gënjeshtrave”, tregon se kjo ditë lindi nga një legjendë, sipas të cilës një gjel mendjemadh, u gënjye nga një dhelpër për 1 Prill.
1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran, janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse, njerëzit i ngjisin njëri- tjetrit letra në shpinë në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyllë në të pasme “viktimat” e tyre. Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci, 1 Prilli njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.
Në këtë ditë, shpesh janë bërë shaka që fillimisht janë besuar nga njerëzit. E kujtojmë shakanë e TV BBC, kur në vitet e shkuara, më 1 prill bëri që mijëra shikues të besojnë një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012, Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, i gënjeu fansat e tij, duke u thënë se do të bëhej baba.