Fondacioni ‘Balkan Green’, për herë të parë në Kosovë në bashkëpunim me INDEP dhe institutin GAP po shënojnë ‘Ditën e Energjisë së Ripërtrishme’.
Me datën 14 qershor të këtij viti, organizatorët kanë paraparë një program të mbushur më aktivitete të shumta, duke filluar nga ora 9:30 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Pjesë kryesore e këtij aktiviteti do të jetë ‘Shkolla e Gjelbër’, në Prishtinë bashk me nxënësit e saj, për të demonstruar se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtrishme si p.sh. energjia e erës, pastaj energjia solare etj. Aktivitetet më pas do të vazhdojnë nga ora 21:00, ku festivali ‘DokuFest’, do të organizoj transmetimin e filmave në ambient të hapur për të gjithë të interesuarit. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti, është që të ngritë vetëdijen mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtrishme dhe kujdesit ndaj ambientit.