Grupi i adhuruesve të ecjes në bjeshkë ‘Hiking Njeri’, fton adhuruesit e natyrës për ecjen e radhës në bjeshkën madhështore të Bistrës, që gjendet në Sharrin e Prevallës në Prizren. Nisja do të bëhet nga Prishtina, te fushat e tenisit, këtë të shtunë (15 qershor), nga ora 07:00 dhe kthimi bëhet rreth orës 21:00, nëse çdo gjë shkon sipas planit theksojnë organizatorët. Pjesmarrja për person është 10 euro, ndërsa 5 euro për persona që ju bashkangjiten me vetura private. Bistra është në lartësi prej 2,651 metrai mbidetare dhe kjo bjeshkë është një ndër tri më të lartat në Kosovë dhe shtrihet në kufi me Maqedoninë. Ecja pritet të jetë rreth 15 kilometra dhe ky shteg hynë ne ecje me vështirësi mesatare nëpër livadhe me shteg malor.
Gjatë kësaj ecje mund të shihen Prevalla, majet madhështore të Sharrit si Guzhbaba, Konjushka, burimet e Bistricës së Prizrenit (lumi i Prizrenit), Oshlaku / Muzhlaku, Dovodenica, Maja e Liqeneve, Pashallorja, Konjushka, etj.