“Dita Botërore e Prindërve” përkon çdo vit me ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve’, që shënohen me datën 1 qershor, për të nderuar prindërit në mbarë botën, për angazhimin e tyre vetëmohues ndaj fëmijëve dhe sakrificën e tyre gjatë gjithë jetës, në drejtim të edukimit dhe rritjes së fëmijëve.
“Dita Botërore e Prindërve” promovon gjithashtu ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballen prindërit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe mbron politikat dhe iniciativat që mbështesin dhe fuqizojnë prindërit në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm dhe të lumtur.
Pra, shënimi i kësaj dite është një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e figurave prindërore dhe për të shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen e tyre të pakushtëzuar.







