Muaji prill i dedikohet ndërgjegjësimit tonë për sëmundjen e Parkinsonit, për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë kompleksin e kësaj sëmundjeje dhe të njohin simptomat e saj. Kjo fushatë njëmujore, fokusohet në një pjesë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, që ka për qëllim të edukoj të gjithë mbi simptomat e shumta që ndikojnë në jetën e përditshme dhe si t’i trajtojmë ato. Gjatë këtij muaji gjithashtu njoftohen njerëzit se si të njohin shenjat e hershme, që mund të çojnë në një diagnozë të hershme të kësaj sëmundjeje.
Parkinsoni është një çrregullim i rrallë i sistemit nervor që ndikon në lëvizje të ngadalshme apo të çrregullta të njeriut. Simptomat fillojnë gradualisht tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar, ndonjëherë me një dridhje mezi të dukshme në njërën dorë.
Për fat të keq, ende nuk ka kurë për sëmundjen e Parkinsonit.