Pranvera është një kohë e bukur për ti shijuar bukuritë e Kosovës, gjelbërimin me lule të egra, që çelin sapo moti të jetë me diell, duke filluar nga fillimi i muajit mars.
Gjersa jeni duke pritur që bora të shkrihet nëpër male e kodra, ju mund të organizoni aktivitete të ndryshme duke përfshirë ecjen përgjatë lumenjve, liqeneve, shëtitje nëpër fusha me lule, të vizitoni ujëvarat dhe të shëtisni nëpër qytete dhe fshatra të bukura të Kosovës. Për të mos i humbur bukuritë e stinës së pranverës, mund të ndërmerrni edhe aktivitete të tjera, si: të realizoni shëtitje në pyje, të vizitoni kështjella, muze, fabrika si dhe të shëtisni nëpër vendet malore që të kënaqeni dhe të shijoni pamjet mbresëlënëse përgjatë rrugës.
Stina e pranverës është një kohë për të shijuar bukurinë e natyrës, për të festuar për jetën, për të filluar projekte të reja dhe për të realizuar aventura të ndryshme.