Të rinjtë krijues tashmë mund të aplikojnë për edicionin e ardhshëm të Prishtina Kino Kabaret, që do të zhvillohet nga data 2 deri më 8 dhjetor, 2025 në Prishtinë. Filmat e realizuar gjatë këtij programi do të shfaqen më 9 dhjetor, në Kino Armata.
Ky projekt unik, pjesë e rrjetit ndërkombëtar Kino Kabaret Network, u ofron pjesëmarrësve mundësinë të krijojnë filma të shkurtër brenda disa ditësh, duke kombinuar kreativitetin, bashkëpunimin dhe punën intensive ekipore.
Në program mund të marrin pjesë filmbërës, aktorë dhe entuziastë të filmit të moshave, nga 16 deri 28 vjeç. Për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë Prishtinës, PriFest mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, duke u mundësuar një eksperiencë të plotë krijuese.







