Pneumonia është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve preventive nga sëmundjet infektive në mbarë botën. Organizatat shëndetësore përdorin këtë ditë për të promovuar vaksinimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e duhur të pacientëve. Çdo vit më 12 nëntor, shënohet ‘Dita Botërore e Pneumonisë’, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi këtë sëmundje që prek mushkëritë dhe mund të jetë veçanërisht e rrezikshme tek fëmijët dhe personat mbi 65 vjeç.
Tema e këtij viti përfshin qasjen universale ndaj trajtimit dhe parandalimit, duke u fokusuar tek edukimi i komunitetit dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për të gjithë. ‘Dita Botërore e Pneumonisë’ është një mundësi për pushtete qendrore dhe lokale, institucionet shëndetësore dhe publikun, që të bashkohen në luftën kundër kësaj sëmundjeje dhe të nxisin masa për shëndet më të mirë global.







