Për të festuar “Muajin e Prindërve”, UNICEF-i në Kosovë, në datën 15 qershor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 18:00, në prani të përfaqësuesve të institucioneve vendore, do të lëshohet zyrtarisht për përdorim aplikacioni “Foleja”, i pari ky në gjuhën shqipe dhe serbe, i dedikuar fëmijëve të moshave nga 0-6 vjeç.
Gjatë këtij aktiviteti, do të prezantohen përfitimet nga aplikacioni “Foleja”, për fëmijët që nga momenti i lindjes e deri në ditën e parë të shkollës.
Aplikacioni “Foleja” ofron të gjitha mjetet dhe këshillat e ekspertëve që janë të nevojshme, për ta mbështetur rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj.