Sonte (5 nëntor), duke filluar nga ora 19:00 do të prezantohen punime për fuqizimin e grave dhe kundër diskriminimit gjinor.
Këto punime janë realizuar nga pjesëmarrësit e punëtorisë dy ditore “Digital Feminsit Poster”, e organizuar nga Iniciativa Simetri.
Organizatorët kanë njoftuar se punimet e realizuara janë shkrirë në një animacion të vetëm nga trajnerët, si dhe do të shfaqen në mini ekspozitën që do të mbahet sonte në hapësirat e Fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”.
Tutje, ata u kanë bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të marrin pjesë në këtë event.
Simetri mbështetet nga Sbunker, përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane.