Ded Biblekaj është një emër i ri që i është shtuar skenës muzikore. Duke e ndarë jetën në mes Kosovës dhe Zvicrës, ai ka lansuar edhe projektin më të ri të tij muzikor, të titulluar “Na dy”.
Se si erdhi deri tek realizimi i kësaj kënge, për Radio KFOR-in, Ded Biblekaj tregon:
“’Na dy’ është kënga ime e fundit, në të cilën kanë punuar disa njerëz. Mixmaster-in e ka bërë Genc Prelvukaj, ndërsa tekstin e ka shkruar, Robb Daddy. Për ta realizuar këtë këngë janë nevojitur më shumë se një vit, por që nga dita kur është publikuar, e deri sot, ka marr pëlqime nga publiku. Mund të them se është një këngë shumë ritmike, zhanër ku unë e gjej vetën më shumë”.
Këngëtari në fjalë, enkas për Radio KFOR-in, ka treguar se shumë shpejt do të ketë projekte të reja.