Franshiza e filmave “Fast and Furious” duket se nuk do të ketë fund. 18-të vite pas lansimit të filmit të parë “The fast and the furious”, Cineplex Kosova do të shfaq premierën e filmin më të ri “Fast&Furious: Hobbs&Shaw” e cila vjen me më shumë surpriza, disa nga to jo aq të këndshme, sidomos kur bëhet fjalë për mungesën e aktorit Vin Diesel në film, që për shumë fansa ishte figura kryesore e tij. Mungesën e Diesel, producentët e filmit janë munduar ta plotësojnë me aktorin e famshëm britanez Idriz Elba, që luan rolin e një anarkisti të rrezikshëm. Aktori në fjalë muaj më parë ishte i përfolur edhe për rolin e agjentin 007, James Bond, por kjo nuk u prit aq mirë nga publiku i gjerë.
Premiera e “Fast&Furious: Hobbs&Shaw” do të shfaqet në Cineplexx Kosova, më datën 1 gusht, terminet e së cilës fillojnë ora 13:30 deri në orën 23:00.