Siguria është një ndër elementet kryesore të rritjes së kualitetit të jetës. Në vendin tone, secilin vit po shënohen përmirësime në këtë aspekt, marrë parasysh statistikat nga organet kompetente të cilat e luftojnë vazhdimisht krimin.
Një ndër rajonet të cilat kanë treguar sukses së fundmi është edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Radio KFOR-i ka kontaktuar zëdhënësin e këtij rajoni z. Vesel Gashi, i cili theksoi:
“Situata e sigurisë në rajonin e Prizrenit është mjaft e qetë, nuk kemi pasur asnjë rast apo incident i cili do të mund të ndikonte në sigurinë e përgjithshme të rajonit tonë. Në aspektin e përgjithshëm kemi 35% rënie të kriminalitetit në krahasim me vitet e kaluara dhe kjo është një arritje qe ka dalë nga plani i veprimit të Policisë së Kosovës. Besoj që në bashkëpunim me qytetarët, po i arrijmë qëllimet tona çdo ditë e më tepër.”
Policia e Kosovës është gjithmonë e gatshme të ofroj siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.