Policia e Kosovës sot (12.03), ka mbajtur një ligjëratë për nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Faik Konica’, në Prishtinë. Zyrtarët policor Isak Përçuku dhe Dusan Popovic, i njoftuan nxënësit e klasës së 6-të, për rëndësinë e respektimit të rregullave në trafik, shenjat e trafikut dhe për kujdesin që duhet të tregojnë si këmbësor.
Radio KFOR-i ishte prezent në këto ligjërata dhe nxënësit aty ishin shumë të entuziazmuar dhe shprehnin interesim duke parashtruar pyetje të shumta. Nxënësja e klasës së 6-të, Lea Nikshiq, për Radio KFOR-in tha se nga kjo ligjëratë ka mësuar shumë gjëra: “Sot mësuam se duhet të jemi të kujdesshëm në trafik gjatë tërë kohës dhe të respektojmë të gjitha shenjat e trafikut.”
Nxënësja tjetër, Driana Peqani, tha po ashtu se kjo ligjëratë i ka ndihmuar asaj të mësoj më shumë për rregullat e trafikut: “Ne sot nga Policia e Kosovës mësuam se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat e trafikut.”
Policia e Kosovës në vazhdimësi mban ligjërata nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të ngrit vetëdijen për respektimin e rregullave në trafik.