Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë të re vetëdijësuese me mesazhin kryesor: “Për sigurinë tuaj dhe të familjes tuaj, respekto rregullat në trafikun rrugor!”, duke paralajmëruar zbatimin e rreptë të risive, që sjell Ligji i ri Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Ndryshimet dhe masat e reja përfshijnë:
Mos vendosja e rripit të sigurisë: Gjobë prej 150 € për shoferin dhe të gjithë pasagjerët.
Garat e shpejtësisë: Dënohen me gjoba që variojnë nga 400 € deri në 500 €, bashkë me ndalim të patentës për 10 deri në 12 muaj dhe deri në 5 pikë negative.
Hyrja në semafor me dritë të kuqe: Dënohet me 150 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim i patentës.
Mosvendosja e helmetës: Gjobë prej 100 € për drejtuesin dhe pasagjerët, ndërsa për të miturit përgjegjësinë e mban kujdestari.
Sjellja e pasagjerëve gjatë lëvizjes: Shoferi ndëshkohet me 150 € + 1 pikë negative, ndërsa pasagjerët me 100 €.
Tejkalimi i ndaluar: Gjobë prej 200 €, 3 muaj ndalim i drejtimit dhe 2 pikë negative.
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes: Herën e parë: 100 € + 1 pikë negative
Përdorimi i telefonit herën e dytë: 200 € + 3 muaj ndalim + 2 pikë negative
Përdorimi i telefonit më shumë se dy herë: 500 € + 6 muaj ndalim + 3 pikë negative
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja të trafikut dhe të kontribuojnë në një ambient më të sigurt rrugor për të gjithë!







