“Kontribuoni edhe ju për vetëdijesim më të madh dhe parandalim të krimeve bashkë me Policinë e Kosovës!”, është kjo motoja e Policisë së Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë publike dhe zbatimin e ligjit.
Për të vetëdijesuar popullatën dhe për të qenë sa më afër saj, Policia e Kosovës po realizon fushata të ndryshme të cilat i ka të publikuara edhe në faqen e tyre zyrtare, në kosovopolice.com, ku në vazhdim do i sjellim disa prej tyre:
– “Njihuni me policin e lagjes tuaj”, ku Policia njeh faktin që nuk mundë t’i zgjidhë problemet e sigurisë duke vepruar e vetme, për këtë arsye, ajo nxit partneritetin aktiv me qytetarët dhe bëhet pjesë integrale e bashkësisë dhe e ndihmon atë në përcaktimin e prioriteteve për zgjidhjen e problemeve në një sektor të caktuar patrullues.
– “Udhëzues për media”, Raportim i rasteve të trafikimit me njerëz dhe roli i mediave në ngritjen e vetëdijes dhe parandalimin e trafikimit të njerëzve.
– “Një shuplakë është dhunë. Dhuna është krim”, misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës lansuan fushatën e përbashkët kundër dhunës në familje, me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit dhe të parandalimit më efektiv të dhunës.
– “Lajmëro Policinë”, është platformë elektronike, e cila iu mundëson qytetarëve të lajmërojnë të gjitha rastet në Policinë e Kosovës. Aplikaconi mund të shkarkohet në platformën “Play Store”, për pajisjet mobile me sistem operativ “Android”, ndërsa në të ardhmen do të jetë i qasshëm edhe në platformën “iOS”.
– “Shpejtësia vret!”, është fushata tjetër e cila ofron këshilla për pjesëmarrësit në trafik.
Duke ofruar një siguri për të gjithë, si gjithmonë Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, e në veçanti shoferëve të automjeteve, të respektojnë rregullat e trafikut, në të kundërtën do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.