Policia e Kosovës përveç detyrave dhe përgjegjësive në mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithëve në çdo kohë, sigurohet që nëpërmes kampanjave të ndryshme të ngritë vetëdijen e qytetarëve për çështje të ndryshme siç janë: siguria në trafik, raportimi i dhunës, respektimi i rregullave të trafikut, e shumë kampanja të tjera.
Siç mësuam nga publikimet e Policisë së Kosovës në faqen e tyre zyrtare disa nga fushatat vetëdijesuese më të rëndësishme që kanë realizuar gjatë këtij viti janë këto:
Së bashku mund t’ia dalim, t’i themi “Stop Dhunës”
* Siguria në trafik!
* Kujdesu për familjen tënde, që të mos kujdesemi ne!
* Mos shpejto, kontribuo në sigurinë e trafikut rrugor!
* Mos shpejto, e ke vetëm një jetë!
* Ndërgjegjësimi ndaj dëmtimeve të pronës shoqërore / publike.
* Të respektojmë shumëllojshmërinë e shoqërisë tonë.
* Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Përveç fushatave të shumta vetëdijesuese, Policia e Kosovës tash e disa vite ka lansuar platformën elektronike ‘Lajmëro Policinë’, duke ndihmuar qytetarët që të kenë bashkëpunim, partneritet dhe transparencë për sigurinë dhe raportimin e parregullsive.