Fazat e çerekfinales në Kupën e Botës prodhuan momente sa gazmore dhe emocionuese, aq edhe të dhimbshme, siç duket kemi qenë dëshmitar të paraqitjes së fundit të lojtarit Cristiano Ronaldo, në këtë garë, pasi që Portugalia u mund nga Maroku, e kjo ishte edhe befasia e këtij viti.
Në gjysmëfinale sot (13.12.22), do të përballen Argjentina me Kroacinë, dy ekipe që janë takuar edhe më parë, 2 fitore ka Argjentina, aq sa ka edhe Kroacia, ndërsa një përballje mes tyre ka rezultuar me barazim. Sonte, kjo ndeshje përcakton finalistin e parë të Kupës së Botës në futboll, ndërsa nesër (14.12.22), me fillim nga ora 20:00, do të zhvillohet takimi në mes të Francës dhe Marokut. Franca një favorit absolut do të jetë përballë Marokut, që nuk pranoi gol nga lojtarët kundërshtarë përgjatë gjithë kampionatit.
Se kush do të jetë në finalen e madhe për Kupën e Botës, do e kuptojmë nesër mbrëma.