Policia e Kosovës po i vazhdon aktivitetet e shtuara në terren edhe gjatë stinës së verës, me kontrolle dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Përveç kontrolleve rutinë, Policia e Kosovës ka zhvilluar disa aktivitete dhe projekte vetëdijesuese për qytetarët, në qytete të ndryshme. Siç mësuam nga komunikatat për media nga Policia e Kosovës, këtë verë janë lansuar disa fushata, e disa nga to janë: “Siguria në Trafik”, “Jeta pa dhunë në familje”, “Mirë se vini në Kosovë”, që bëjnë thirrje për kujdes, siguri dhe raportimin e rasteve të dhunës në familje.
Policia e Kosovës po ashtu, ka lansuar fushatën vetëdijesuese ‘Vendose Helmetën, Shpëtoje Jetën Tënde”. Kjo fushatë bën thirrje për kujdes për motoçiklistët dhe nga hulumtimet bëhet e ditur se 70% të rasteve të personave që bartin helmetën, reduktojnë rrezikun për lëndime të rënda.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë.