Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturave në rrugë, me temperatura të ulëta, me reshje shiu dhe bore:
“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, me reshje të shiut dhe të borës në lokacione të ndryshme, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim të asfaltit dhe krijim të gropave, kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës bazuar në kushtet meteorologjike apelon për kujdes dhe të përqendroheni maksimalisht gjatë drejtimit të mjetit!
Më poshtë lajmit mund të gjeni tabelën krahasuese të aksidenteve në Kosovë, për këtë vit (2023) dhe vitin e kaluar (2022), për muajt janar-shkurt: