Mosrespektimi i rregullave të trafikut, mospërshtatja e shpejtësisë së mjetit me kushtet e rrugës dhe kushtet atmosferike, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, janë vetëm disa nga shkaktarët e aksidenteve.
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, ka njoftuar se: “Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet, mirëpo gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 23 aksidente të tjera trafiku me të lënduar, gjithashtu 25 aksidente trafiku me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1.756 tiketa trafiku.”
Nga fillimi i muajit prill kanë hyrë në fuqi edhe ndryshimet në ligjin për rregullat e trafikut rrugor, gjobat me këtë ligj pritet të jenë më të ashpra për shkelësit e rregullave të trafikut, si:
Mos vendosja e rripit të sigurisë, 150 euro;
Nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, 1000 euro;
Largimi nga vet aksidenti, 500 euro 12 muaj marrja e patentë shoferit, 5 pikë;
Mosrespektimi i semaforit (drita e kuqe) 150 euro 3 muaj 3 pikë;
Gara shpejtësie 400 euro;
Mbajtja në prehër e një personi gjatë ngasjes, 400 euro, 6 muaj 5 pikë;
Tejkalimi i shpejtësisë 50 deri 100 km, 300 €, 6 muaj, 5 pikë;
Tejkalimi i shpejtësisë mbi 100 km 10 muaj, 500 €, 4 pikë;
Montimi i dritave rotative dhe zërat, direkt për gjykatë;
Nëse ju bien gjësendet nga mjeti 1000 €;
Nisje, frenim i dhunshëm 150 €;
Përdorimi i celularit (hera e parë) 100 euro; Përdorimi i celularit (hera e dytë) 200 euro; Përdorimi i celularit (më shumë se dytë herë) 500 euro 6 muaj 3 pikë…