Artdashësit dhe adhuruesit e muzikës klasike, sot (17 maj) në Shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’, në Gjakovë, nga ora 19:00 do të kenë mundësi të shijojnë koncertin solistik të solistes, Poema Zhaveli, në piano, nga klasa e profesorit, Melos Buza.
Veprat artistike që do të interpretohen janë, J.S.Bach, L.V. Beethoven, D. Shostakovich, F. Liszt, S. Gjoni, kurse mysafirë do të jenë Alisa Berisha (solo këndim) dhe korepetitorë Gent Kumnova.