Artistët që punojnë në artin bashkëkohor, duke përfshirë mediat eksperimentale, video, instalacion, performancë, fotografi, pikturë, skulpturë, grafikë dhe vizatim inkurajohen të aplikojnë për çmimin ‘ Artistët e së Nesërmes 2024’, në Prishtinë. Sipas organizatorëve, artistët nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për artet aplikative, si: dizajn, teatër, vallëzim dhe film.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 shtator, teksa tre finalistët e përzgjedhur për Çmimin “Artistët e së nesërmes”, do të shpallen jo më vonë se data 27 shtator. Aplikimin mund ta bëni përmes formularit që mund ta gjeni në faqen zyrtare të Stacion – Qendrës për Art Bashkëkohor.
Fituesi do të shpërblehet me rezidencë artistike dy mujore në Nju Jork, në SHBA, në Residency Unlimited.