Tashmë ka nisur edicioni i 4-të i Festivalit “Green Festival”,që është ngjarja më e madhe e cila i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë, e cila po mbahet në Sallën “1 tetori”, në Prishtinë.
Festivali i Gjelbër ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë eficiente dhe të riciklimit.
Mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.
Pjesë e këtij festivali janë aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër.