Cineplexx, po vazhdon të sjellë premierat botërore, ku këtë të shtunë, me 19 shkurt, në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, do të shfaqet filmi “Maya the Bee 3”. Bashkë me shfaqjen e filmit do të dhurohen edhe 40 kuponë nga Blissville, pasi Cineplexx po organizon me këtë rast edhe ngjarjen ‘Dita e familjes’.
Ndërsa, nga dita e enjte (16.02.22) kjo kinema ka sjellë premierë edhe filmin e shumëpritur “Uncharted”. Një film ky i mahnitshëm, që ka bërë bashkë aktorët Tom Holland dhe Mark Wahlberg.
Biletat për ti shikuar këta filma, mund ti blini online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmit mund ti gjeni përmes aplikacionit apo faqes www.cineplexx.com