Çdo vit ‘Dita Botërore e Pneumonisë’, shënohet me 12 nëntor dhe si çdo vit, i dedikohet përhapjes së ndërgjegjësimit tek njerëzit, për të kuptuar nevojën për të qëndruar së bashku dhe për të kërkuar veprim në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Pneumonia është vrasësi më i madh infektiv në botë i fëmijëve dhe të rriturve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm pneumonia mesatarisht vret më shumë fëmijë sesa shkalla e kombinuar e vdekshmërisë e shkaktuar nga SIDA, fruthi apo malaria. Pneumonia, është mungesë e oksigjenit në mushkëri që na bën të kuptojmë se sa i rëndësishëm është oksigjeni për trupin tonë dhe e bën shëndetin e mushkërive një prioritet në mbarë botën. Pneumonia në mjekësi shpjegohet si inflamacion i mushkërive i shkaktuar nga infeksione bakteriale ose virale, ku qeset e ajrit mbushen me qelb dhe mund të bëhen të ngurta.
Meqenëse sëmundjet e frymëmarrjes janë mjaft të theksuara në ditët e sotme, kjo e bën ‘Ditën Botërore të Pneumonisë’ edhe më të rëndësishme.
Tema që shënon këtë vit ‘Ditën Botërore të Pneumonisë 2022’, është “Pneumonia prek të gjithë”.