Platforma e shërbimeve elektronike e-Kosova është sportel elektronik, përmes të cilit çdo person i interesuar mund të marrë shërbime elektronike që ofrohen nga institucionet publike në Kosovë, duke shkurtuar distancën, rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit.
Tani nga kjo platformë mund të merrni shërbime të shumta siç janë:
– Gjendja civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes, certifikata e lindjes për anëtarë të tjerë të familjes).
– Vazhdimi i regjistrimit të automjetit.
– Komunalet (Fatura e grumbullimit të mbeturinave: Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren).
Në këtë platformë që përfshinë shërbime të shumta, numri i vizitorëve kalon shifrën 150 milionë. Ndërkaq, deri më tani, në këtë platformë, janë regjistruar mbi 66 mijë përdorues.