Në mes të një pandemie, një planeti të ndotur dhe rritjes së sëmundjeve, si: kancerit, astmës dhe sëmundjeve të zemrës, në “Ditën Botërore të Shëndetit”, e cila shënohet sot (7 prill), OBSH-ja do të përqendrojë vëmendjen globale në veprimet urgjente të nevojshme, për të mbajtur njerëzit dhe planetin tonë të shëndetshëm dhe për të nxitur një lëvizje për të krijuar shoqëri të fokusuara në mirëqenie.
Kriza klimatike, është një kërcënim i madh shëndetësor me të cilin po përballet njerëzimi, mirëpo janë edhe kërcënime të tjera, si rritja e sëmundjeve të transmetuara, pasiguria e ushqimit dhe ujit, degradimi i tokës dhe ndryshimet ekstreme të motit dhe këto mbeten vetëm disa faktor që tendosin më tej sistemin shëndetësor.
“Dita Botërore e Shëndetit” është një nga 11 fushatat zyrtare globale për shëndetin, të shënuara nga OBSH-ja, e cila thotë se është koha që të ndërmerren veprime për planetin dhe shëndetin e të gjithëve.