Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA, Ministri i Kulturës Kujtim Gashi së bashku me Drejtorin e zyrës për zhvillim ekonomik në USAID, Brian Martalus, sot (27.06.2019), u ka ndarë atyre çertfikata.
Gjatë javës në kampin TOKA, pjesëmarrësit kanë mësuar për lidership, kanë zhvilluar shkathtësi të reja dhe kanë ndryshuar komunitetin e tyre përmes punës vullnetare. Hapësirat e dy shkollave “Skënderbeu” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë, janë pajisur me dollapa dhe ulëse për kënd të leximit dhe për klasë, të ndërtuara nga vetë kampistët.
Në partneritet me Qendrën e Kosovës për Arsim (KEC) dhe USAID, MKRS mundësoi që 40 të rinj të ndërtojnë projekte kreative gjatë kampit dhe të përjetojnë aventura në natyrë.