Nëpërmes artit të tij, piktori Fehmi Hoxha, do të paraqesë prespektivën e tij artistike në një ekspozitë personale të organizuar nesër (22.12.18), në atelenë ‘HB Atelier’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Në një bisedë për Radio KFOR-in, Fehmi Hoxha tregoi më shumë për këtë ekspozitë:
“Në këtë ekspozitë, do të paraqitem me 22 piktura të pa ekspozuara më parë. Kam përdorur teknikë të kombinuar, aty kam paraqitur abstrakcion dhe peisazhe abstrakte si dhe është ekspozita ime e dytë personale vetëm gjatë vitit 2018. Të interesuarit, do të kenë mundësi që këto piktura të ekspozuara ti blejnë 50 % më lirë, pasi që ekspozita në fjalë i kushtohet festave të funvitit”.
Ekspozita do të jetë e hapur për një muaj nga data 22.12.18 deri më 22.01.19.