Fondacioni ‘Bonevet’, ka krijuar një projekt që do të përfshij bibliotekat nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina për të ndihmuar bibliotekat në digjitalizimin e librave dhe qasjen e qytetarëve të vendeve të lartpërmendura në këto materiale si dhe të rrisë njohuritë e tyre digjitale.
Në një intervistë për Radio KFOR-in asistentja në këtë projekt nga ‘Bonevet’, Tringa Kasneci tregoi për benifitet e shumta që do të sjellë ky projekt:
“Përmes projektit “Qytetari Digjital”, do t’i dhurojmë biblotekave publike pajisje arsimore – “micro:bits” dhe “DIY” pjesë elektronike si dhe do të organizojmë punëtori edukative falas për bibliotekarët. Idea është që të pajisim biblotekat me pajisje teknologjike bashkëkohore dhe të edukojmë bibliotekarët se si të përdorin këto pajisje arsimore, në mënyrë që ata të mund të organizojnë punëtori falas për kodim dhe 3d printim, për publikun në bibliotekat e tyre”, tregoi Tringa.
Të gjitha libraritë publike në Kosovë janë të inkurajuara të aplikojnë në thirrjen publike përmes web-faqës zyrtate: https://croatianmakers.hr/hr/project/digital-citizens-application-for-libraries/
Afati i fundit për aplikim është data 21 Dhjetor 2018, mirëpo për më shumë informata mund të kontaktoni edhe në numrin zyrtar të ‘Bonevet’ 049 187 781 ose në email adresën e tyre info@bonevet.org.