Nesër më 12.07.2019 në ambientin “Hamam Gazi Mehmet Pasha” në Prizren, do të hapet “Ekspozita Artistike e Personave me Sindrom Down në Mbrotje të Trashëgimisë Kulturore”.
Kjo ekspozitë vjen nga “Down Syndrome Kosova”, dega në Prizren si aktivitet përmbyllës i projektit “Art dhe Trashëgimi Kulturore Për Integrim Social Të Personave Me Sindromën Down’’. Lidhur me këtë aktivitet, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Menaxherin e Qendrës “Down Syndrome” në Prizren, Admir Shala:
“Gjatë kësaj ekspozite do të shfaqen piktura të ndryshme të bëra gjatë gjithë kësaj periudhe në kuadër të implementimit të projektit me motive të trashëgimisë kulturore të punuara nga personat me Sindromin Down. Këto piktura janë përgatitur nga persona të rritur me Sindromin Down, në bashkëpunim me piktoren Luljeta Goranci, e cila bashkë me ta kanë përgatitur edhe një gamë të gjerë të pikturave të ciliat të interesuarit do të kenë mundësi t’i shohin, mirëpo ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që të vijnë dhe t’i shohin. Poashtu pikturat në fund të ceremonisë do të jenë në shtitje, ku këto të holla të fituara nga shitja e tyre, do të kontribuojnë në aktivitetet e ardhshme të zhvillimit të kulturës dhe krijimit të pikturave të reja nga personat me Sindromin Down”, tha z. Shala.
Kjo ekspozitë është financuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe në të do të ekspozohen rreth 40 piktura të cilat janë punuar nga personat me Sindromin Down në një periudhë 1 vjeçare.