‘Shtëpia e Ankandeve Kosova’, e cila organizon shitjen e inventarit të zyrave, mobileve shtëpiake, pajisjeve të ndryshme, mallrave, veturave, etj., të shtunën ( 13 korrik), nga ora 09:00 e deri në ora 17:00, organizon Ankandin e radhës me artikuj të ndryshëm nga Podravka SH.A, American School of Kosova, Raiffeisen Bank Kosova, FINCA, TEB, BPB, KEP si dhe me artikujt nga furnitorët individual.
Shikimi i artikujve të ekspozuara mund të bëhet çdo ditë pune prej orës 09:00-17:00, e për më shumë informata, të interesuarit mund të kontaktojnë në këta numra të telefonit: 045 600 050, viber & whatsapp +38345600050, apo të shkruani në: info@ankandet.com