Çdo vit me datën 1 tetor, festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar’ për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e komunitetit të personave të moshuar në shoqëri. Personat e moshuar janë pasuria e çdo shoqërie. Ata sjellin me vete një pasuri njohurish, një histori të pasur të përvojave dhe një dashuri të patjetërsueshme për familjen dhe të tjerët.
Kjo ditë promovon solidaritetin ndër breza dhe sensibilizon opinionin publik mbi sfidat dhe nevojat e personave të moshuar. Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar kujdesin dhe mbështetjen që ata meritojnë, në moshën e tyre të pjekur.
Festimi i ‘Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar’ është një shans i mirë për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm ndër vite, të kësaj pjese të çmuar të shoqërisë.