Më 5 mars, shënohet ‘Dita Botërore e Arkitekturës së Informacionit’, për të nderuar rëndësinë e dizajnit dhe organizimit të sistemeve që mundësojnë menaxhimin efikas të informacionit. Dita e sotme bashkon profesionistë nga fusha të ndryshme, të cilët përqendrohen në organizimin dhe strukturimin e informacionit në mënyrë që të jetë e lehtë për t’u gjetur dhe për t’u kuptuar.
Në një botë gjithnjë e më digjitale, arkitektura e informacionit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë të përditshme. Tema me të cilën shënohet sivjet ‘Dita Botërore e Arkitekturës së Informacionit’, është ‘Përshtatja e arkitekturës së informacionit për një botë në zhvillim’.
Në një botë me kaq shumë informacione, inteligjenca artificiale (IA), mund të na ndihmojë të dallojmë se cilat janë të besueshme dhe cilat janë dezinformuese, na e bën më të lehtë gjetjen e informacionit përkatës që na nevojitet dhe kuptimin e çështjeve komplekse. Është detyrë e arkitektëve të informacionit t’i bëjnë të gjitha këto të mundshme.







