Organizuar nga ‘CHwB Kosova’, ‘Lumbardhi’ dhe ‘Kino Armata’, sot (14 maj), në ora 17:30 nisin seancat informuese të edicionit të katërt të #HeritageSpace, që do të prezantohen në 4 Komuna të Kosovës.
‘HeritageSpace’ hulumton mundësi të ruajtjes, promovimit dhe rijetësimit të trashëgimisë kulturore, duke e lidhur atë me industrinë kreative. Duhet cekur gjithashtu se këto seanca informimi, janë një plaftormë e cila ju ofron hapësirë individëve kreativ, që ta përdorin trashëgiminë kulturore si burim inspirimi për zhvillimin e produkteve të reja, duke përdorur disiplina dhe mediume të ndryshme kulturore siç janë videot, dokumentarët, zejtaria, teknologjia, dizajni, muzika, storytelling, ekspozita etj. Kjo platformë do t’ia mundësojë trashëgimisë kulturore që të lidhet me njerëzit, duke u bërë pjesë e jetës së tyre bashkëkohore dhe ta ketë statusin e një fontane të pazëvendësueshme për zhvillim kulturor, social dhe ekonomik në Kosovë.