Me ekzistencën e tij, njeriu vazhdimisht është përpjekur që të lehtësojë jetën duke bërë shpikje të ndryshme e të shumta. Por, ajo çfarë ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë, janë zbulimet teknologjike të cilat kanë qenë dhe janë aq të mëdha sa që kanë ndërruar madje edhe përditshmërinë tonë. Natyrisht, përcaktimi se cila nga këto shpikje është më e madhe nuk është një detyrë e lehtë, por Radio KFOR-i është munduar të sjellë tek ju, listën me 10 shpikjet më të mëdha teknologjike, të cilat padyshim janë themelet e zbulimeve të mëdha teknologjike që kanë pasuar:
- Telefonat celularë – Është një ndryshim i pakrahasueshëm se si sot komunikojmë me telefona e dikur me laps e letër. Zbulimi më i madh i fushës se telefonave celularë është padyshim zbulimi i manovrimit përmes ‘touch screen’, apo prekje të ekranit.
- Kompjuteri personal (PC) – Shpikja e kompjuterit personal, ose PC, ndodhi në vitet 1970 dhe revolucionarizoi të gjithë botën.
- Mikrovala – Përgjysmoi punën në përgatitjen e ushqimit edhe përmes ringrohjes së tij, ndërsa shpejt u bë pjesë e çdo shtëpie.
- GPS – Falë GPS-it asnjë nuk do të humbasë më rrugën edhe në vendet që kurrë nuk ka qenë më parë.
- Muzika Dixhitale – Muzika është jetë dhe prezenca e saj është tash e mijëra vite, por muzika dixhitale ka përmirësuar cilësinë e zërit.
- Mausi i kompjuterit – Mausi kompjuterik shpesh është nënvlerësuar, por vite më parë ai nuk ekzitonte dhe kompjuteri komandohej nëpërmjet qindra butonave të vegjël.
- Interneti – Interneti e ka ndryshuar botën, duke përmirësuar komunikimin si dhe informimin e njerëzve kudo në botë. Falë tij, lindën më pas rrjetet sociale që sot janë baza e komunikimit dhe e lidhjes së botës brenda sekondave.
- Telekomanda – Telekomanda është shpikur më 1955 dhe falë saj bota mund të ndryshojnë kanalin televiziv pa lëvizur nga vendi.
- Kamera dixhitale – Momentet më të bukura, më të rëndësishme të jetës tuaj, tashmë i kemi të gjithë, e për këtë meritat i ka zbulimi i kamerës dixhtale të cilat janë aty për regjistrimin e kujtimeve të gjithë secilit.
- Veturat elektrike – Veturat elektrike kanë motor elektrik, të cilat funksionojnë duke përdorur energjinë elektrike të ruajtur në një pajisje për ruajtjen e energjisë, si një bateri e ringarkueshme. Veturat elektrike nuk janë saktësisht një shpikje e shekullit 21, pasi ato kanë qenë rreth e rrotull për më shumë se një shekull, megjithatë, deri në shekullin 21 nuk u zhvillua teknologjia që lejoi veturat të prodhohen dhe tregtohen në një shkallë të madhe.