Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vetëm 2 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv, me virusin COVID-19.
Radio KFOR-i ka kontaktuar Interniste/ Pulmologe, Dr. Shefkije Shatri, për të mësuar për gjendjen momentale me COVID -19: “Fatmirësisht nuk kemi rritje të numrit të të infektuarve. Me pushimet verore do të kemi paksa ngritje të të infektuarve, por prapë mendoj se nuk ka vend për shqetësim, meqë vaksinimi po luan një rol shumë të madh.”
Sa i përket vaksinimit, IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.