Republika Çeke dhe Anglia do të luftojnë sot (22.06.21), për kreun e tabelës në Grupin D, në fazën e fundit të fazës së grupeve në Euro 2020. Ndeshja që pritet të jetë mjaft interesante, do të filloj në ora 21:00 dhe do të luhet në stadiumin Wembley.
Në anën tjetër Belgjika dhe Danimarka, kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian. Këto dy kombëtare iu bashkëngjitën kombëtareve tjera që tashmë do të luajnë në fazën e 1/16 të finaleve të Euro 2020. Italia dhe Uellsi kanë siguruar kualifikimin nga dy vendet e para të grupit A, ndërkohë ju është bashkangjitur edhe Zvicra nga po ky grup, si vendi i 3-të.
Zvicra e siguroi kualifikimin pasi që UEFA i mundëson 4 vendet më të mira që kanë përfunduar si të 3-ta në grup. Ekipet e tjera që do luajnë në 1/16 e finales janë edhe Holanda dhe Austria.