Përkthimi luan një rol thelbësor në ruajtjen e diversitetit kulturor dhe në qasjen e barabartë ndaj informacionit, arsimit dhe drejtësisë. Në një botë të globalizuar, ku bashkëpunimi ndërkombëtar është më i nevojshëm se kurrë, puna e përkthyesve siguron mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
Sot, me 30 shtator, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Përkthimit’, e cila është shpallur nga Kombet e Bashkuara për të nderuar rolin e përkthyesve, interpretëve dhe profesionistëve të gjuhës në ndërtimin e urave të komunikimit ndërmjet kulturave dhe kombeve.
Kjo datë lidhet me ditëlindjen e Shën Jeronimit, i cili njihet si përkthyesi i parë i Biblës në latinisht dhe konsiderohet si shenjtor mbrojtës i përkthyesve. Organizata e Kombeve të Bashkuara i cilëson përkthyesit si ura që lidhin botën, duke mundësuar dialog, bashkëpunim dhe paqe. Dita e sotme është një kujtesë për vlerën e gjuhës si mjet që bashkon njerëzimin.







