E themeluar në vitin 2020, “Nata Botërore e Gjumit nën Yje” shënohet pikërisht sot më 8 gusht dhe ka për qëllim që të na nxisë të gjithëve, që të përjetojmë bukurinë magjike që ka qielli ynë edhe gjatë natës. Kjo ngjarje, i fton të gjithë njerëzit që të bëhet bashkë për të festuar diellin, hënën dhe yjet. “Nata Botërore e Gjumit nën Yje”, sot është kthyer në një iniciativë e cila mbështetet nga organizata të ndryshme mjedisore, ndërkohë ka filluar në vitin 2020, kur edhe është shënuar 100 vjetori i markës së veshmbathjeve të aktiviteteve në natyrë, të Eddie Bauer, brend ky që ka frymëzuar njerëzit për aventura në ambiente të hapura, qysh nga vitit 1920.
Në “Natën Botërore të Gjumit nën Yje”, njerëzit nga e mbarë bota, organizojnë kampe jashtë qytetit, në parqe të mrekullueshme apo edhe në shkëmbinj të ulët, ku horizonti është i hapur dhe mahnitës. Në këtë natë, është momenti për t’i lënë makinat, laptopët dhe telefonat në shtëpi, për të qenë më afër natyrës dhe për të shijuar dhe vlerësuar të mirat që na i ka falë natyra. “Nata Botërore e Gjumit nën Yje”, më shumë se sa një ftesë në natyrë, është një fushatë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit. Edhe nëse nuk keni mundësi që sonte të shijoni magjinë e yjeve në qiell të hapur, bashkojuni iniciativës duke postuar në rrjetet tuaja sociale, këtë fjali thurjen: #SleepUnderTheStarsNight