– Në këtë datë, të vitit 2007, këngëtarja Amy Winehouse, kishte anuluar turneun e saj muzikor në Amerikë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe alkoolit. Gjatë kësaj kohe, këngëtarja bazuar në gjendjen e saj shpirtërore, u inspirua për të shkruar një nga hitet e saja më të mëdha, këngën ‘Rehab’. Për shkak të problemeve me alkoolin dhe drogën, ajo vdiq në vitin 2011.
– Sot, me 8 gusht, feston ditëlindjen këngëtari kanadez Shawn Mendes, i lindur në vitin 1998. Kënga e tij ‘Stitches’, arriti në krye të top listave muzikore në gjithë botën. Vlen të përmendim gjithashtu se Mendes, pa arritur moshën 18 vjeçare, kishte 3 albume në top listat e albumeve më të mira në shumë vende të botës. Këngët e tij ‘In my blood’, ‘Lost in Japan’ dhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren Camila Cabello në këngën ‘Seniorita’, arritën të jenë këngët më të dëgjuara në gjithë botën.