Cineplexx, po vazhdon që të jetë dritarja e premierave botërore. Filmi më i shikuar i të gjitha kohërave ‘Avatar’, po vjen për herë të parë në Kosovë, në teknologjinë 3D dhe natyrisht që adhuruesit mund ta përjetojnë aventurën në të dyja lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren.
Filmi është i zhanrit Aksion/Aventurë dhe vjen dy muaj përpara premierës së ‘Avatar: The Way of Water’ dhe rishfaqja e ‘Avatar-it’, do të shërbejë si një rifreskim për fansat, ku përmes teknologjisë 3D, mund t’i përjetojnë edhe vizualisht pamjet e bukura të planetit Pandora. Krahas kësaj, programi i Cineplexx është i ngjeshur edhe me premiera të tjera, si filmi i zhanrit Mister/Triller – ‘Don’t Worry Darling’, që sjell një ngjarje të viteve të 50-ta.
Biletat tashmë janë në shitje edhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema, nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.