Dimri po afrohet dhe pikërisht fillimi i muajit nëntor është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën për kushtet e dobëta të vozitjes, të shkaktuara nga të reshurat e borës dhe shiut si dhe nga akulli i krijuar. Për shkak të kushteve atmosferike, shpesh ndodhemi në situata jo të mira dhe e gjithë kjo vjen nga neglizhenca jonë ndaj mirëmbajtjes së veturës.
Në vijim mund të njiheni me disa këshilla për mirëmbajtjen e veturës tuaj, në mot të ftohtë:
- Kontrolloni gomat tuaja, sepse presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur.
- Kontrolloni baterinë në mënyrë që makina juaj të performojë mirë gjatë sezonit të dimrit.
- Kontrolloni vajin tuaj për tu siguruar që niveli dhe dendësia janë në nivelin e duhur.
- Dritave patjetër bëni një kontroll, duke përfshirë dritat e frenimit, dritat që përdoren gjatë ditës si dhe dritave sinjalizuese të kthimit.
- Kontrolli i përgjithshëm i makinës është esencial për makinën para sezonit të dimrit
- Frenat, sistemi i ngrohjes dhe antifrizi, janë disa nga elementet të cilat duhet ti keni parasysh para çdo udhëtimi e sidomos në rrugëtimet e ndërmarra gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt në automjetin tuaj.
- Në kushtet e dimrit aksidentet janë të mundshme, andaj ju duhet të mbani një xhaketë, batanije dhe doreza në makinën tuaj, në rast se e gjeni veten të bllokuar nga të ftohtit.
Sipas ligjit të Kosovës për rregullat e trafikut rrugor, ndërrimi gomave të verës me ato të dimrit duhet të bëhet nga data 15 nëntor e deri 15 mars.